NFT

NFT-të janë njësi unike digjitale të cilat provojnë ose certifikojnë pronësinë e aseteve digjitale.

Scroll Down

Isa Boletini

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912.

U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet.

Luftrat e Skenderbeut

Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 vetëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Gjë për të cilën u admirua.

Pse ne i krijuam NFT?

  • 01

    Qka jane NFT

    NFT përdoret si shkurtim për fjalët non-fungible token, një njësi unike cryptocurrency. Është një çertifikatë për një pronë dixhitale dhe regjistrohet në blockchain.

  • 02

    Ruajtja e vlerave

    Permes nft tokenëve ne arrijmë të krijojmë arte historike, unike dhe kombëtare të vendit tonë.Me të cilën ato gjithmonë do mbeten nën posedimin e autorit që ka krijuar dhe pa humbje në internet.

  • 03

    Digjitalizimi

    Digjitalizmi në vitin 2022 është i domosdoshëm për zhvillimin e një individi dhe vendi.Sidomos kur bëhet fjalë për vlerat monetare si Cryptocurrency e Metaverse

  • 04

    Arti

    Si çdo agjension marketingu , ne e vlersojmë artin në formën e tij më të mirë.Arti e arti digjital është një nga format e shprehjes më të rëndësishme dhe më të dobishme të civilizimit njerëzor.

Projektet tona

NFT Roadmap

  • May 05, 2022

    Flamuri i Republikës së Kosovës

    Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 17 shkurt 2008. Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime.Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi.

  • May 27, 2022

    Plisi Shqiptarë

    Plisi ishte një kapele, e cila përdorej në Iliri dhe rajonet përreth. Plisi vazhdon të përdoret nga shqiptarët dhe është një pjesë shumë e zakonshme e kostumit dhe veshjes kombëtare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjithë vendet e mërgatës.

  • June 01, 2022

    Isa bej Boletini

    Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912.

  • June 07, 2022

    Agim Ramadani

    Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën KATANA, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi fyt për fyt me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij.

  • June 15, 2022

    Adem Jashari

    Adem Jashari (28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998) ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.