Produkti me i ri   Qr code menu

Animacion & Video

Ne përdorim programet më profesionale që na japin mundësinë për të punuar me imazhe vizuale statike dhe për t’i eksportuar ato si video unike lëvizëse. Jo vetëm që krijojmë animacione nga e para duke përdorur idetë tona, por gjithashtu i japim një imazh te veçantë biznesit tuaj duke krijuar nje logo të animuar me qëllim të marrjes së vëmendjes së shikuesëve. Shërbimet tona të animacioneve/videove nuk bazohen në përdorimin e shablloneve të gatshme nga programe tjera. Secili prej tyre është krijuar nga projektues profesionalë grafikë.
Softueri përdoret për të krijuar grafikë të lëvizjes, dhe për të krijuar efekte speciale, ose procese te tjera qe mundesojnë krijimin e një videoje fantastike. Videoja juaj do të jetë unike dhe puna do të jetë 100% reale & profesionale.

Agjencia jonë e video-animacioneve ka përvojën e duhur për të gjitha llojet e videove të animuara. Mund të jetë për telefonat mobil, vizatime me dorë, animacione 2D, animacione 3D, ose çdo lloj grafike lëvizjeje për çdo aplikacion, faqe në internet ose rrjete sociale.