Pavarësisht futjes në treg të platformave të reja dhe inovative të marketingut, marketingu përmes email-it mbetet një ndër mënyrat kryesore të komunikimit me klientët ekzistues si dhe ata potencialë. Me kaq shumë mënyra për të arritur klientët, shumë ekspertë marketingu dhe pronarë biznesi pyesin a është ende e vlefshme të dërgosh email?
Përgjigja e shkurtër: Marketingu me email është këtu për një kohë të gjatë. Pa marrë parasysh se çfarë grupmoshe synoni ose ku ndodheni, emaili mbetet një mënyrë e shkëlqyer për të arritur audiencën tuaj. Të bësh marketing me email është jo vetëm me lirë, por edhe më efektive nëse realizohet në mënyrën e duhur. Fushatat e marketingut me email përdoren për të reklamuar zbritje speciale, publikime të produkteve të reja, përmbajtje të mbyllura si libra elektronikë dhe uebinarë, si dhe brendin tuaj të përgjithshëm. Një kampanjë mund të përbëhet nga tre deri në dhjetë email-e të dërguara gjatë disa ditëve ose javëve.
Për ta bërë biznesin apo ofertën tuaj të dukshme tek një audiencë e gjerë, reklama me email (Email Marketing) është mënyra më e shpejtë, më efikase dhe më e lirë. Ne ofrojmë shërbim të shpejtë dhe të besueshëm, duke bërë të mundur që përmes reklammit me email të arrini një audiencë të gjerë kombëtare e ndërkombëtare.
Suksesi i një fushate me email varet nga disa faktorë, dhe njëra ndër këta faktorë është përmbajtja. Një përmbajtje e shkëlqyer mund të tërheqë shumë klientë të cilët mund ta shpërndajnë çdokund. Në këtë artikull do të ju sjellim pikat kryesore të cilat tregojnë arsyen e rëndësisë së reklamimit me email.